20:39 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / MSH

Dështon koncerti “EasyShqip”

U lajmërua të jetë koncerti më i madh i mbajtur me artistë shqiptarë!

“EasyShqip”, i cili po mbahet sonte në Lanxess arena në Cologne të Gjermanisë, si duket nuk i ka arritur pritshmëritë.

Indeksonline raporton se, ndonëse pati mjaftueshëm bileta, ato nuk u shiten dhe shumë.

Në fotografitë e mëposhtme shihet se stadiumi në fakt nuk është mbushur fare.

Vend pati sa të duash, por fansa të muzikës shqiptare pati vetëm në hapësirat pranë skenës kryesore.

Ndërkohë, tribunat ishin pothuajse plotësisht të zbrazëta.

Në këtë koncert do të përformojnë emra si Shkurte Fejza, Shkurte Gashi, Ledri Vula, PINT, Kida, Tayna, Dhurata Dora, Era Istrefi, Dj Gimi-O, e të tjerë./Indeksonline/