Dështon koncerti i Adriatique në Prishtinë, deklarohen organizatorët
Koncerti i muzikës elektronike, ai i Adriatique, fatkeqësisht nuk do të mbahet në Prishtinë. Fansat që kanë rezervuar biletat janë zhgënjyer vetëm pak ditë para koncertit.
Ky vendim vjen tre ditë para mbajtjes së koncertit të planifikuar me 11 korrik.
“Jemi vërtet të trishtuar që shfaqja jonë në Prishtinë nuk do të zhvillohet më sipas planit. E dimë sa prej jush e prisnit me padurim këtë natë, dhe na besoni kur themi se edhe ne po e prisnim. Fatkeqësisht, kjo situatë është përtej kontrollit tonë” thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Adriatique është dyshja e muzikës elektronike, e përbërë nga shqiptari Adrian Shala dhe zvicërani Adrian Schëwizer.
Koncerti i paraparë të mbahej më 11 korrik në Prishtinë./IndeksOnline/

