75 Mall Live Search
17:21 / E Hënë, 28 Tetor 2024 / Gj. Sh

Dështon konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së, zëvendësdrejtori Krasta zyrtarisht jep dorëheqje

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Adi Krasta ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kështu ka bërë të ditur juristja e mediave, Flutura Kusari përmes një njoftimi në Facebook, ku poashtu tregoi se konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së ka dështuar.

“Sapo dola nga mbledhja e bordit të RTK-së. Konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së dështoi.  Nuk u diskutua rishpallja e konkursit ndërsa u tha që bordi ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral. Bordi njoftoi që Adi Krasta ka dhënë dorëheqje”, ka shkruar Kusari.