07:21 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dështon krijimi i vaksinës kundër herpesit

Provat klinike për një vaksinë që lufton herpesin që dukeshin kaq premtuese në vitin 2017, kanë dështuar madje me një përfundim zhgënjyes.

Dy kompani kanë njoftuar se nuk janë më aktivisht në rrugën për krijimin e një vaksine kundër herpesit pas rezultateve nga testimet e tyre klinike, njofton Klan Kosova.

Ndërsa një kompani e tretë në mes të analizave klinike jashtë Shteteve të Bashkuara është përfshirë në një hetim federal.

Më parë këtë muaj, drejtuesit e Vical Incorporated njoftuan se faza e dytë e testimit klinik për virusin e ‘Herpes Simplex’ të tyre të tipit 2 (HSV-2) nuk e ka përmbushur “pikën kryesore të saj primare”.

“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me rezultatin dhe bazuar në këto shifra, ne do të ndërpresim programin HSV-2,” tha Vijay Samant, president dhe shefi ekzekutiv për Vical, në një njoftim për shtyp.