11:13 / E Premte, 14 Tetor 2022 / L K

Pozitë e opozitë bëhen bashkë për të kaluar pesë marrëveshje ndërkombëtare

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ne konferencë për media tregoi se kryesia e Kuvendit nuk ka vazhduar për shkak se mungesës se kuorumit.

“Nuk filloj por u dakorduam dhe biseduam në raport me dinamikë e seancës sotme dhe vazhdimin e pikave të pa përmbyllura të seancave të mëhershme. Sot jemi dakorduam bashkë me shefat e grupeve parlamentare nga partitë opozitare që më emocion proceduralë në fillim të seancës në agjendën e ditës së sotme të përfshin edhe 5 marrëveshje ndërkombëtare të cilat janë shtyrë nga java e kaluar për shkak të mungesës se korumit dhe mos votimit nga ana e opozitës për çështjen e pagave që ato sot të përfshihen në agjendë dhe të votohen”, theksojë ajo.

Kusari-Lila theksojë se 5 marrëveshjet kanë të bëjnë me Kosovën dhe Bashkimin Evropian.

“5 marrëveshjet janë ato përmes Kosovës dhe Bashkimit Evropian kryesisht kanë të bëjnë me zbatimi e marrëveshjes IPA dhe që të pestat sipas dakordimit do të mbështeten edhe nga partitë opozitare. Gjithashtu u dakorduam që të enjten e radhës të kemi një seancë me trajtimi e të gjitha pikave të pa përmbyllura deri më tani. Përshirë nga seanca e 4 gushtit”, ka shtuar Kusari-Lila.