Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald Trump njofton se marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit nuk është arritur me këta të fundit që nuk kanë pranuar kushtet. Sipas Trump tani Izraeli duhet të mbarojë punën në Gaza.
E teksa Gaza po përballet me një krizë urie, Presidenti Amerikan Donald Trump tha se grupi militant palestinez Hamas nuk donte të bënte një marrëveshje për armëpushim dhe lirim pengjesh në Gaza.
“Ata u tërhoqën për sa i përket negociatave. Ishte shumë keq. Hamasi nuk donte vërtet të bënte një marrëveshje. Mendoj se ata duan të vdesin dhe është shumë, shumë keq. Dhe gjërat arritën në një pikë ku tani duhet ta përfundosh punën”, tha Trump.
Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të
Komentet vijnë ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli tani po shqyrtonte mundësi “alternative” për të arritur qëllimet e tij për të sjellë pengjet e tij në shtëpi nga Gaza dhe për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në territor. Ndërkohë Presidenti Trump nuk la pa komentuar edhe vendimin e Francës për të njohur Palestinën.
“Epo, kjo është ajo që bën ai. Nëse e bën këtë, kjo varet nga ai. Nuk varet nga unë. Unë jam me Shtetet e Bashkuara. Nuk jam me Francën.”
Situata në Gaza mbetet jashtëzakonisht shqetësuese për sa i përket krizës së urisë. Sipas raportimeve të Kombeve të Bashkuara 122 persona kanë humbur jetën nga uria ku 83 prej tyre kanë qenë fëmijë.