Dështon mbledhja e Komisionit për buxhet, rikthehet në shtator

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar mbledhja e Komisionit për buxhet, punë dhe transfere.
Kësisoji, mbledhjet e këtij komisioni do të rikthehen në shtator.
Në rend të ditës ishte votimi i disa raporteve financiare.
Si pikë e parë ishte votimi i raportit vjetor financiar i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023, pastaj raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023, i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Autoritetit Rregullativ të Shërbimit të Ujit, etj.
Të pranishëm ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.