Dështon mbledhja e Komisionit për ekonomi

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti, për shkak të mungesës së kuorumit.
Në rend dite, ky komision kishte shqyrtimin e raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin për vitin 2023.
Po ashtu, në këtë mbledhje parashihej edhe formimi i grupeve të punës për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë.