75 Mall Live Search
13:58 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili sot është paraparë të zhvilloi një takim me anëtarët e komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale, megjithatë, për shkak të mungesës së këtyre të fundit, ky takim është shtyrë për një ditë tjetër.

Në këtë takim ishte paraparë të diskutohet për procesin e revidimit të listës esenciale të barnave dhe përfshirja e barnave për sëmundjet e rralla, si dhe informatë rreth furnizimit të SHSKUK-së me infuzione.