75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Dështon mbledhja e Komisionit për stabilizim asociimin, Gashi i cilëson të papërgjegjshëm deputetët

Ka dështuar mbledhja e Komisionit të përbashkët parlamentar për stabilizim ssociimin e BE-Kosovë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mungesë kuorumi.

Përveç kryetarit të komisionit, Arben Gashi, në mbledhje ishin prezent vetëm pesë deputetë që nuk përmbënin numrin e mjaftueshëm për t’u mbajtur punimet e komisionit.

E përkitazi me mungesën e këtyre deputetëve, ka reaguar Gashi, duke i cilësuar të papërgjegjshëm.