11:08 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dështon mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në rend të ditës ka qenë vetëm një pikë- shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Shërbimet Postare.

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca. Në këto momente po mbahet seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Kurse nga ora 12:00 pritet që të vazhdojë punimet seanca plenare.