Dështon mbledhja e kryesisë, Basha tregon se çka biseduan në takim me Osmanin

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e kryesisë së kuvendit. E kryetari Dimal Basha pas dështimit të kryesisë, ka folur lidhur me takimin që pati me presidenten e vendit Vjosa Osmani,
Ai tha se në këtë takim e ka informuar atë lidhur me procesin e konstituimit të kuvendit.
Më tej Basha tha se takimi i sotëm ishte më shumë për konsultim, por që u bojkotua nga PDK-ja dhe LDK-ja.
Basha, ka thënë se është pamundësuar mbledhja e kryesisë për shkak të mungesës së nënkryetarëve nga PDK-ja dhe LDK-ja.
“Për mua ka qenë një mbledhje veç konsultative me u konsultu me nënkryetarët për hapat e radhës, ata kanë refuzu”, tha ai.