75 Mall Live Search
11:38 / E Martë, 26 Tetor 2021 / LB

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë sa Kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit.

Aty munguan nënkryetarët e Kuvendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se mungesa e tyre është veprim i dëmshëm.

Tahiri thotë se debati për anulimin e projektit për gazsjellësin të mbahet sa më shpejtë.

“Për arsye se nuk pati kuorum nuk u mbajt mbledhja. Duhet që të ndodh debati parlamentar rreth çështjes së ngritur nga ne lidhur me projektin e gazit me AMC”.

“Për neve është veprimi i dëmshëm dhe duhet të vij para deputetëve sa më shpejt. Pra ne kërkojmë që Kryesia të mbahet dhe të ndodh debati parlamentar”, tha Tahiri.

Në rend dite ishin pikat e papërfunduara nga seancat e kaluar, por edhe organizimi i një seance të re, kur në rend dite është debati për anulimin e projektit për gazsjellësin nga Qeveria e Kosovës.