75 Mall Live Search
12:16 / E Hënë, 30 Maj 2022 / MSH

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shtyhet për të hënën e ardhshme

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë është vendosur që të hënën e ardhshme të mbahet seanca plenare me pikat e papërfunduara nga e kaluara.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se projektligji për Trustin nuk do të shqyrtohet këtë javë në seancë, por theksoi nevojën e miratimit të tij, pavarësisht kundërshtimit nga FMN.

“Po të dëgjonim FMN-në nuk do të rriteshin pagat dhe as bëheshin autostradat”, tha ai.

Tahiri u shpreh kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti edhe për mungesën e raportimit në Kuvend për dialogun.

Këtyre kritikave iu përgjigj deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.

“Kryeministri Kurti është shumë transparent, mirëpo kërkesën për debat në emër të opozitës nuk mund ta bëjmë”, tha ai.