14:45 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / LB

Dështon mocioni i LDK-së/ Kuvendi voton kundër shkarkimit të bordit të ZRRE-së

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar mocionin e LDK-së për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

Deputetët e Vetëvendosjes kanë votuar kundër shkarkimit të bordit të këtij bordi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pas votimit të deputetëve ka thënë se 75 deputetë kanë marrë pjesë në votim: 22 vota për, 53 kundër, asnjë abstenim, kësisoj Kuvendi nuk e ka miratuar mocionin e LDK-së për shkarkimin e bordit të ZRRE-së./Indeksonline/