Dështon në testet e drogës, mungon në Lojërat Olimpike

Atletja e njohur, Sha’Carri Richardson mund të mungoj në Lojërat Olimpike ‘Tokio’ për shkak se dështoi në testet e drogës.
Gjatë testimeve, 21-vjeçarja rezultoi pozitiv në konsumimin e marihuanës, shkruan IndeksOnline
Richardson u kualifikua për Lojërat Olimpike pasi në 100 metra sprint, arriti me kohë të mirë, për 10.86 sekonda. Ishte 0.13 sekonda më e shpejtë se Javianne Olivier.

“Unë jam fajtore për këtë. Nuk dua asnjë justifikim. Tani për tani po punoj dhe po stërvitem për ta rikthyer veten në formë” ka thënë ajo në një intervist për ‘Today’./IndeksOnline/