Dështon një kalim i Perisicit te Barcelona, afër marrëveshja me klubin holandez

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisic ka vendosur për të ardhmen e tij.
Perisic ishte i lidhur për një transferim të befasishëm në Barcelonë, por duket se kjo marrëveshje nuk u arrit dhe tashmë është prishur totalisht, shkruan Indeksonline
Siç raporton Fabrizio Romano – Perisic tashmë është afër marrëveshjes me PSV-në.
36-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji, por tashmë ekipi holandez po punon për vazhdimin e kontratës.
Perisic gjatë sezonit të kaluar zhvilloi 27 ndeshje, shënoi nëntë gola dhe bëri nëntë asiste./Indeksonline/