Dështon për herë të dytë tenderi për uniformat e motoçiklistëve të Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës ditë më parë përmes ri tenderit ka kërkuar që Njësia e Motoçiklistëve të furnizohet me uniforma.
Ai nuk është arritur të finalizohet pasi një dispozitë e Ligjit të prokurimit publik, ka kërkuar anilimin e këtij aktiviteti, transmeton IndeksOnline.

“Një dispozitë në Ligjin e prokurimit publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet mes tjerash në arsyen e anulimit të procedurës së prokurimit publik.

Tutje, në po të njëjtin njoftim bëhet me dije se për të njëjtin tender ka aplikur vetëm një operator ekonomik.

Me këtë zhvillim, procesi për sigurimin e uniformave për njësinë përkatëse mbetet ende i pazgjidhur, ndërsa pritet që autoriteti kontraktues të ndërmarrë hapa të tjerë në kuadër të një procedure të re.

