75 Mall Live Search
15:27 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dështon përsëri Manchester Utd, harron se çka është fitorja

Manchester United nuk ka arritur t’i fitojë tri pikët e plota nga kjo ndeshje.

Ishte Daniel James ai që shënoi golin e parë në ndeshje për Man Utd, lojtari është vetëm 21 vjeçar e i cili është transferuar këtë vit në skuarën e United, James në katër ndeshje në Premier Ligë ka arritur ti shënoj tri gola, shkruan Indeksonline.

Kurse golin për Southampton e shënoi Vestergaard në minutën e 58’, e këto dyja gola ishin vendimtaret në ndeshje, kështu dy ekipet i ndanë pikët.

Por Man Utd kishte edhe e  përparsin numrit të lojtarëve në fushë, pasi që në minutën e 73’ lojtari i Southampton, Danso mori kartonin e dytë të verdhë dhe kështu u përjashtua nga loja, mirëpo këtë gjë nuk arriti ta shfrytëzoj United./Indeksonline/.