75 Mall Live Search
11:15 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Dështon projekti i Apple për të krijuar makinën e saj

Nëse ende po ëndërroni që një ditë të keni një veturë nga Apple, tashmë ka lajme të këqija. Apple ka larguar 200 punëtorë nga puna, nga grupi i saj autonom, i quajtur Projekti Titan.

Një zëdhënës i Apple ka thënë se kompania ka projekte më të rëndësishme si kjo dhe synon të koncentrohet në fusha të tjera.

Apple në muajin gusht të 2018 -ës i dorëzoi ish-punonjësit dhe inxhinierit të Tesla, Doug Field, për të udhëhequr projektin dhe punësoi ish-projektuesin e Tesla Andrew Kim në projektin për krijimin e veturës së Apple.

Për më tepër, vetë Tim Cook tha se makinat autonome janë tepër të rëndësishme për të ardhmen e kompanisë./Indeksonline/