12:59 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Dështon rezoluta për zhbllokimin e KQZ-së

Deputeti Sami Kurteshi ka kritikuar kolegët deputetë se asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të funksionalizoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka thënë se të gjithë folësit vetëm kanë dhënë mendime, por pa kërkesa konkrete, raporton Indeksonline.

“Asnjë nga ju, përveç që keni dhënë mendime kuturu, asnjë folës s’ka thënë që kërkon nga presidenti të funksionalizoj KQZ-në. PDK u deklarua hapur që nuk e voton rezolutën sepse nuk e kishte tekstin, teksti ka  vetëm një pikë e cila thotë: kuvendi kërkon që dekretimi i anëtarëve të KQZ të bëhet pa asnjë vonesë, sipas Kushtetutës, sipas ligjeve dhe sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është pika e rezolutës, nuk ka asgjë tjetër. AAK nuk u deklarua kundër, nuk e ka nënshkruar tekstin e rezolutës, PSD nuk u deklarua kundër, Nisma doli krejt jashtë temës, 6+ nuk e ka nënshkruar dhe ka thënë nuk mund të nënshkruajnë pa partnerët e koalicionit”, ka thënë Kurteshi.

Sipas tij, pesë ditë nga marrja e emrave të kandidatëve që i dërgojnë partitë, duhet të nominohen nga presidenti i Kosovës.

“Askush nuk i ka thënë presidentit këta janë të nominuarit. Mos lexoni vetëm një faqe e të thoni po e interpretojmë rendin shoqëror”, ka përfunduar Kurteshi. /Indeksonline/