75 Mall Live Search
11:48 / E Martë, 30 Janar 2024 / mp

Dështon shqyrtimi i një marrëveshje ndërkombëtare, shkak opozita

Partitë opozitare kanë pamundësuar shqyrtimin në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Opozita nuk ka qe e gatshme të marrë pjesë në votim, duke bërë që të dështojë kjo mbledhje.

Për ta prezantuar këtë projektligj, e pranishme ishte ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.