Dështon seanca e LDK-së për shpenzimet e Qeverisë Haradinaj
Sot ishte paraparë që të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën parashihej që të diskutohej për shpenzimet e Qeverisë Haradinaj.
E njëjta vetem disa minuta pasi që ka nisur, është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Seanca është shtyrë me kërkesë të propozuesve për shkak të numrit të vogël të deputetëve në sallë, të cilët kundërshtonin mbajtjes e kësaj seance për shkak të Epopesë së UÇK-së./ Indeksonline/