Dështon seanca në mungesë kuorumit, Kuvendi shkon në pushim vjetor

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të fillojë sot nga ora 10:00, nuk është mbajtur për faktin e mungesës së kuorumit.
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e shpalli të mbyllur sesionin pranveror të punimeve të Kuvendit.
“Ka kaluar një orë prej kur e kemi pasur të paraparë fillimin e seancës, ende nuk kemi kuorum”.
“Propozoj që ta mbyllim për këtë sesion dhe ju uroj pushim të këndshëm dhe shihemi në shtator”.