75 Mall Live Search
13:31 / E Enjte, 17 Prill 2025 / S Z

Dështon sërish konstituimi i kuvendit, seanca tjetër të shtunën

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ka dështuar sërish.  Pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, kryesuesi i kuvendit Avni Dehari tha se kjo seancë ndërprehet, pasi që partitë politike nuk arritën konsensus, lidhur me hapat e mëtejmë të veprimit.

“Takimi me partitë politike shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që braktisën takimin, nuk pati konsenus. Seanca do të vazhdojë të shtunën në oërn 12:00, me shpresë se deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari./Indeksonline/