75 Mall Live Search
15:07 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / MSH

Dështon sërish votimi i Albulena Haxhiut, për kryetare të Kuvendit

Ka dështuar për herë të dytë tentativa e LVV-së për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.

IndeksOnline raporton se me 57 vota “për”, 11 “kundër” dhe 3 “abstenime”, Haxhiu nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit.

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, propozoi sërish Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.