75 Mall Live Search
20:06 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / H F

Dështon tenderi i QKUK-së për mbrojtjen nga rrezatimi dhe trajnimin e stafit (Dokument)

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se ka anuluar një aktivitet prokurimi që kishte për qëllim rritjen e sigurisë në përdorimin e pajisjeve diagnostifikuese imazherike dhe forcimin e masave të mbrojtjes nga rrezatimi në institucionet shëndetësore.

Sipas njoftimit zyrtar, tenderi përfshinte vlerësimin e kushteve të mbrojtjes nga rrezatimi, kontrollin teknik të pajisjeve imazherike, si dhe trajnimin e personelit shëndetësor për përdorimin e sigurt të këtyre pajisjeve.

Ky aktivitet për të cilin janë ndarë 31 mijë e 500 euro ishte planifikuar të realizohej në klinikat e QKUK-së, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, procesi i prokurimit është anuluar pasi autoriteti kontraktues nuk ka pranuar asnjë ofertë nga operatorët ekonomikë të interesuar.

Ky aktivitet konsiderohej i rëndësishëm për sigurimin e standardeve të sigurisë në përdorimin e pajisjeve diagnostifikuese, të cilat përdoren çdo ditë në procesin e diagnostikimit dhe trajtimit të pacientëve./IndeksOnline/