Dështon tenderi milionësh për dizajnimin e linjave hekurudhore në Kosovë

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, e ka anuluar tenderin për “Dizajnin preliminar të linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren” .
Për këtë projekt “Infrakos” i kishte planifikuar 2 milionë euro.
Bazuar në të dhënat e publikuara në platformën online të prokurimit “E-prokurimi”, për këtë projekt kanë aplikuar 5 grupe të operatorëve ekonomik, kryesisht kompani të huaja.
Dokument:

Në arsyetim të anulimit të këtij projekti “Infrakos” ka dhënë sqarim duke treguar se lëndën e fillimit në ri-vlerësimit e ka kthyer bazuar në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Dokument:

Ndryshe sipas të dhënave në dosje të tenderit përshkruhet gjendja ekzistuese:
Qeveria e Kosovës është angazhuar në një program të gjerë të reformës hekurudhore për ta sjellë sektorin në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian (‘BE’). Një reformë dhe riorganizim gjithëpërfshirës i sektorit hekurudhor filloi në fund të vitit 2005.
Kompania publike hekurudhore u shndërrua në një shoqëri aksionare (Hekurudhat e Kosovës Sh.A.) dhe operoi si një hekurudhë e integruar deri në vitin 2011. Në vitin 2011, kompania u nda në një kompani të infrastrukturës (INFRAKOS) dhe një kompani operuese të trenave (TRAINKOS) dhe këto kanë operuar si kompani të ndara që nga fundi i gushtit 2011. Është zhvilluar dhe është në funksion një regjim i qasjes në binarë, aktualisht ndërmjet INFRAKOS dhe TRAINKOS. Këto tarifa caktohen nga INFRAKOS, të mbikëqyrura nga rregullatori i hekurudhave dhe të miratuara nga Qeveria e Kosovës.
Kosova ka një sistem hekurudhor prej 335.079 km të linjave të pa-elektrizuara me një binar me gjerësi standarde dhe shpejtësi maksimale prej 70 km/h, që shërben në të gjithë territorin e vendit përmes 64 stacioneve dhe vend-ndaljeve (Figura 1). Binari kalon nëpër disa zona malore dhe në linjë janë të ndërtuara 24 tunele dhe 118 ura hekurudhore. Në thelb, ekzistojnë dy linja kryesore, të cilat lidhin shumicën e qyteteve më të mëdha dhe bëjnë lidhjen me vendet fqinje:
- Linja Veri-Jug përshkon vendin nga kufiri me Serbinë (stacioni Leshak) deri në kufirin me Maqedoninë Veriore (stacioni Hani i Elezit).
- Linja Veri-Lindore në Perëndim përbëhet nga tre degë:
- vija Lindore (Linja Hekurudhore 7) nga kufiri me Serbinë (stacioni Podujevë) deri në Fushë Kosovë përmes Prishtinës;
- vija Perëndimore prej Fushë Kosovës në Pejë përmes Klinës; dhe
- Linja Perëndim-Jug prej Klinës në Prizren.
Fushë Kosova është nyja qendrore hekurudhore, ku lidhen linjat Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim.etj