75 Mall Live Search
22:44 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Dështon tentativa e fundit për konstituimi të Kuvendit

Për here të 54-të me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Në sallë ishin të pranishëm 103 deputetë, 56 deputet votuan për, dhe 0 abstenime.

Kjo ishte tentative e fundit për konstituimin e legjislaturës së re, përpara se të skadojë afati kushtetues 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata ka vendosur masë të përkohshme, e cila ndalon çdo veprim dhe vendim të deputetëve të zgjedhur, duke filluar nga 27 korriku 2025, derisa të merret një vendim i ri.

“Gjykata vlerëson se ekzistojnë rrethana të interesit publik që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore… dhe ndalimi i çdo vendimi pas 26 korrikut është në interes publik”, thuhet në vendimin e publikuar./IndeksOnline/