08:40 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Dështon transferimi i Carroll, Chelsea dëshiron Crouch

Peter Crouch është objektivi i ri Chelseat pas lëndimit të Andy Caroll.

Sulmuesi 36 vjeçar i Stoke City, nënshkroi një marrëveshje të re njëvjeçare me klubin para një muaj.

Tani ai është në radarin e Chelsea, të cilët janë duke kërkuar një sulmues të gjatë për të zëvendësuar Michy Batshuayi.

Crouch ka zhvilluar 186 paraqitje për Stoke dhe ka shënuar 49 gola në të gjitha garat, duke përfshirë pesë gola këtë sezon në ligë dhe kupë.

Batshuayi pritet të luaj si qendërsulmues të shtunën ndaj Brighton, pasi Alvaro Morata është i suspenduar. /IndeksOnline/