75 Mall Live Search
09:19 / E Shtunë, 03 Gusht 2024 / Gj. Sh

Dështon transferimi i Ederson në Al Ittihad

Portieri i Manchester Cityt nuk do të transferohet te skuadra e Al Ittihad.

Klubi nga Arabia Saudite ka hequr dorë nga transferimi i brazilianit, pasi tahsmë kanë transferuar një portier të ri, shkruan IndeksOnline.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Al Ittihad ka arritur marrëveshje me Mallorcan, për transferimin e portierit, Predrag Rajkovic.

Mallorca ka përfituar 11 milionë euro nga shitja e Rajkovic./IndeksOnline/