75 Mall Live Search
23:59 / E Premte, 30 Gusht 2024 / MSH

Dështon transferimi i Osimhen te Chelsea

Victor Osimhen është çdo çast e më larg Chelseat.

Sulmuesi nigerian duket se do të vazhdojë edhe për një sezon te Napoli, shkruan Indeksonline.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, delegacioni i Chelseat nuk ka arritur një marrëveshje me Napolin dhe se tani është duke u larguar nga Italia.

Sipas Romanos, nëse nuk ndodh asgjë nga sauditët në 3 ditët e ardhshme, Osimhen do të qëndrojë në Napoli, por ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës së parë.

Marrëdhënia mes dy ekipeve për këtë transfer aktualisht është plotësisht e prishur.