Dështon transferimi i Trippierit në Bayern Munich

Skuadra e Bayern Munich është dorëzuar për mbrojtësin e Kombëtares së Anglisë, Kieran Trippier.
Siç raporton Fabrizio Romano, skuadra e Newcastle United nuk e ka pranuar ofertën e fundit të gjigantëve nga Bundesliga e Gjermanisë, shkruan Indeksonline
Oferta ka qenë rreth 16 milionë euro, por stafi i klubit anglez e ka refuzuar duke thënë se futbollisti në fjalë nuk është në shitje.
Trippier ishte transferuar në ekipin nga “St.James Park” në vitin 2022 nga Atletico Madrid për 14 milionë euro./Indeksonline/