09:03 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Dështon “VAR-i”?! (Video)

Skuadra e Chelseat eliminoi me vështirësi ekipin e Norwich Cityn nga Kupa FA.

Blutë e Londrës fituan pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat të barabartë 1 me 1.

Por, skuadra e Antonio Contes ka mundur të fitoj më herët – nëse gjyqtari i ndeshjes, Graham Scott do t’i akordonte dy penallti.

Madje ky i fundit edhe me ndihmën e teknologjisë më të re “VAR”, nuk u bind se rasti i Moratas dhe Willianit ishin penallti dhe jo simulim.

Pas ndeshjes kjo teknologji u kritikua shumë nga analistët e televizioneve angleze. “VAR-i” është një çmenduri”, tha Alan Shearer. “VAR” duhet të përdoret për t’u përmirësuar”, tha Conte pas ndeshjes. /IndeksOnline/