75 Mall Live Search
08:24 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Dështon votimi i “Brexit” për herë të tretë, parlamenti britanik kundërshton propozimin e May

Parlamenti britanik ka refuzuar për herë të tretë propozimin e kryeministres, Theresa May për  “Brexit”.

Votimi u mbajt mbrëmë, ku 286 vota ishin në favor të propozimit të kryeministres dhe 344 ishin kundër, transmeton Indeksonline.

“Unë kam frikë që ne po arrijmë limitet e këtij procesi në këtë shtëpi.”, tha May pasi që nuk u votua propozimi i saj.

Kryeministrja paralajmëroi që Britani e Madhe mund të largohet nga BE me 12 prill.

Liderët evropian pritet që të mbajnë një samit special me 10 prill për çështjen e Britanisë së Madhe./Indeksonline/