14:26 / E Premte, 13 Maj 2022 / B O

Dështon votimi i projektligjit për rritjen e pagës minimale, shkaku i veteranëve!

Projektligji për Rritjen e Pagës Minimale nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Kjo për arsyen se nuk ka pasur kuorum për t’u votuar.

I njëjti është votuar nga vetëm 56 deputetë.

Si i tillë, ai do të hidhet në votim në njërën prej seancave të radhës.

Dështimit të votimit i ka paraprirë një debat i ashpër i nxitur nga opozita për shkakun se ligji nuk parasheh rritje të pensioneve të veteranëve.