Dështon votimi për rektorin e ri të UP-së, rishpallet konkursi

Ka dështuar edhe rundi i tretë për zgjedhjen e rektorit të ri të UP-së.
Asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar shumicën e votave, kështu që rshpallet konkursi për rektor të UP-së.
Kandidatët për rektor të UP-së ishin: Isak Shabani, But Dedaj, Sefer Avdijaj dhe Faton Berisha.
Anëtarët e Këshillit drejtues të UP-së kanë votuar, mirëpo 3 prej tyre kanë abstenuar.
Në rundin e parë: Faton Berisha 2, Isak Shabani 4.
Në rundin e dytë: Faton Berisha 3, Isak Shabani 3.
Në rundin e tretë: Faton Berisha 2, Isak Shabani 4.
Aktualisht pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës e mban Qerim Qerimi, i cili u zgjodh më 21 nëntor të vitit 2022 dhe mandati i përfundon në shtator të këtij viti.