13:19 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Dështon votimi për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

Në mungesë kuorumi nuk është miratuar propozimi i Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji, për shkak të gjendjes jo stabile me energji në vend.

Nga 78 deputetë sa ishin në seancë vetëm 58 morën pjesë në votim.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se vendi po përballen me krizë të rëndë të energjisë duke kërkuar nga qytetarët të mos ngrohen me energji elektrike, por të gjejnë alternativa.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të izolojnë shtëpit e tyre para ftohjes së motit.

Ndërsa, përfaqësuesit e opozitës kanë thënë se për shkak të paaftësisë së Qeverisë rrezikojmë të mbesim tërësisht pa furnizim me energji

Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit;

Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet”