Dështon zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media

Asnjëra prej kandidateve për anetare të Komisionit të Pavarur për Media, Violeta Hyseni- Kelmendi dhe Teuta Hoxha nuk i ka marr votat e mjaftueshme të deputetëve për këtë pozitë, transmeton IndeksOnline.
Në votimin e fshehtë kanë marr pjesë 91 deputetë, ku 42 prej tyre e kanë prishur votën ndërsa për Teuta Hoxhën votuan 29 deputetë ndërsa për Violeta Hyseni- Kelmendi 20 deputetë.
Konkursi për zgjedhjen e një anëtari për KPM nga komuniteti shumicë, do të përsëritet./IndeksOnline/