75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / A. M.

Dështuan me Lecin, Sharri emëron trajnerin e ri!

Klubi i futbollit nga Hani i Elezit, FC Sharri, ka emëruar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e FC Dritës, Besart Cecelina, i cili do ta drejtojë ekipin kufitar të Kosovës.

May be an image of 1 person and playing soccer

Kujtojmë se disa javë më parë, Sharri – klub që udhëhiqet nga presidenti Asan Shkreta – ishte në bisedime me trajnerin Liridon Leci.

Megjithatë, marrëveshja nuk u arrit, pasi Leci refuzoi ofertën edhe pse ishte e lartë. /Indeksonline/