75 Mall Live Search
12:24 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Dështuan ta transferojnë Rice, United po shikon mundësitë tjera

Manchester United kanë hequr dorë nga transferimi i Declan Rice, pasi nuk arritën ta transferojnë gjatë verës, transmeton Indeksonline.

Djajtë tashmë do të duhet të shikojnë opsione të tjera në mesfushë, pasi që në dy afatet e fundit reprezentuesi anglez ishte targeti kryesor i tyre, mirëpo nuk arritën akord me West Ham për transferimin e tij.

Poashtu, bordi i United kishin dyshime se Rice nuk ka shpejtësinë e duhur për mesfushën e United, edhe pse Solskjaer është admirues i tij, por tashmë ata nuk e kanë prioritet mesfushorin. /Indeksonline/