75 Mall Live Search
15:52 / E Enjte, 08 Janar 2026 / b l

Dështuan të bëhen deputet/ Këta kandidat nga VV pritet t’ia shohin hajrin formimi të qeverisë Kurti 3

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore të madhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Partia e udhëhequr nga Albin Kurti do t’i ketë 57 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Kështu, Vetëvendosje pritet ta formojë qeverinë “Kurti 3”.

Formimit të qeverisë pritet t’ia shohin hairin edhe kandidatët që nuk arritën të bëheshin deputetë.

Kjo për faktin se disa prej deputetëve të zgjedhur pritet t’i lirojnë vendet e tyre për të marrë poste në ekzekutiv.

Në mesin e atyre që janë në pritje ka edhe ish-deputetë e ish-kryetar komunash.

Lista e deputetëve që janë në pritje fillon me Egzon Azemin, për të vazhduar me Fahrush Rexhepin, Bajram Mavraqin, Luan Aliun, Enver Dugollin, Arijeta Rexhepin, Shqipe Isufin, Afërdita Hajrin, Driton Hysenin dhe ish-kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka./IndeksOnline/