Dështuan të transferojnë Rice, Manchester United kthen sytë nga Phillips

Skuadra e Manchester United ka shprehur interesim për mesfushorin e Leeds United, Kalvin Phillips, transmeton Indeksonline.
Djajtë e shohin Phillips si alternativë të shokut të tij Declan Rice, me Solskjaer që dëshiron një mesfushor defansiv në skuadër.
Të dy mesfushorët ishin startues për kombëtaren angleze në Euro 2020, Me Phillips që ka impresionuar gjatë fazës së grupeve dhe kjo ka bërë që United ta shoh si mundësi për mesfushën.