Destinacionet ideale pushimesh për të vizituar pas heqjes së izolimit

Gjatë izolimit të koronavirusit shumë prej nesh ëndërronim të ishim me pushime diku në vende ekzotike, dhe tani që rrugët e udhëtimit po hapen shumë mezi presin të marrin avionin.
Kohën e izolimit njerëzit e kanë shfrytëzuar për të planifikuar udhëtimet e tyre të pushimeve, qofshin ato vizita të kulturave qytetare, pushime piktoreske natyrore, apo vende për t’u mbledhur me miqtë e familjarët.
Mundësitë janë të pafundme por një listë destinacionesh interesante për t’u arratisur pas heqjes së karantinës është hartuar nga Daily Star, siç mund ta zbuloni në galerinë e mëposhtme.

Tokio, Japoni; Ku më mirë të flakësh përditshmërinë e izolimit sesa në kryeqytetin ultra-modern, teknologjik të Japonisë? Robotë, kafe macesh dhe sushi me famë botërore, janë ato për të cilat mud të keni nevojë pas disa muajsh mërzie. Plus, mund të zgjidhni të relaksoheni në banjat tradicional Onsen për të hequr stresin e mbetur.

Rodes, Greqi Plazhe të mrekullueshëm, bakllava edhe netë muzikore … Ishulli grek do të ishte vendi i përkryer për të humbur pas izolimit. nëse keni ende fuqi pas këtyre, rekomadohet dhe një vizitë kulturore në Akropolis

Maldives; Shëtitjet e vona në plazh pranë ujit të kristaltë do të ishin pushimet e ëndërrave për këdo … Ju mund të shijoni gjithashtu zhytjet në ujërat koralore apo notin në oqean dhe darkat me pamje piktoreske …

Madrid, Spanjë; Bare e restorante fantastike, sistem i thjeshtë transporti publik dhe dielli i garantuar e bëjnë Madridin një nga destinacionet e preferuara për një largim të shpejtë pas karantinës.

Kuba, ishujt e Karaibeve Mojito, rum, zhytje, kërcim salsa dhe ushqim i mrekullueshëm! Një nga vendet më ekzotike që do të ishte në krye të listës për çdo udhëtues veror.

Amsterdam, Holandë; Pas disa muajsh pune nga shtëpia, ushqimesh e pijesh të konsevuara është e nevojshme një arrati e këtij lloji. Amsterdami do të ishte vendi i përkryer për shtendosjen e kërkuar…

Kosta Rika, me detin e Karaibeve nga njëra anë dhe Paqësorin në anën tjetër, pa llogaritur vullkanet, pyjet tropikale dhe plazhet, do të ishte e vështirë të mos adhuroje këtë vend.