Detaj interesant/ E dini se çka mendojnë në të vërtetë djemtë gjatë seksit?
Siç vajzave ju shkojnë qindra mendime në kokë gjatë seksit edhe djemtë kanë mendimet e tyre. Megjithatë sondazhet kanë treguar se këta të fundit kanë përgjithësisht mendime rreth aktit.
Po çfarë konkretisht?
A ka përjetuar vërtet orgazëm?
Shumica e djemve mendojnë se e dinë kur goca e aktron orgazmën, mirëpo në realitet kjo është një nga gjërat që ju shkakton pasiguri.
Sidomos nëse ajo pas raundit të parë dëshiron akoma. Ç’do të thotë kjo? Nuk i ka mjaftuar? Pra e ka aktruar orgazmën?
Po janë të bukura shumë (lart)!
Nga perspektiva e tyre gjoksi i grave është krijuar që ata të kënaqen. Kur për herë të parë zhvishesh para tij, ai është momenti i kënaqësisë së plotë dhe mendimet për atë moment vazhdojnë gjatë gjithë aktit.
Duro, duro
Një ndër brengat më të mëdha të meshkujve është: a ka zgjatur mjaftueshëm akti? Dhe këtu hyn në lojë ishi, të paktën në mendimet e tyre. A ka mundur ish i dashuri i saj të rezistojë më gjatë?
Ka dhe nga ata që mendojnë se performanca e tyre do bëhet teme bisede mes shoqesh të nesërmen.
A duhet të guxoj të jem pak më i ashpër?
Mbase i dashuri juaj dëshiron t’ju godasë ca më shumë gjatë aktit, apo t’ju kafshojë pak, ose të provojë ndonjë gjë të re, por edhe këtu ka pasiguri.
A duhet t’ia kërkoj?
Ku e ka mësuar ajo këtë që bëri?
Ai nuk do të kundërshtojë nëse i tregon se di të bësh diçka të re në shtrat, por është e sigurt që do e mendojë gjatë.
E ka mësuar nga porno? Apo e ka nga eksperienca? Këto janë vetëm pak nga pyetjet që kalojnë në mendjen e djemve…