75 Mall Live Search
16:42 / E Martë, 10 Shtator 2024 / k.v

Detaje ekskluzive për arrestimin e 28-vjeçarit në Podujevë, shkoi nga Prishtina për të shitur drogë afër shkollës

Të hënën, Policia e Kosovës ka arrestuar Leotrim Krasniqin, 28-vjeç, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se Krasniqi bashkë me një person tjetër me mbiemrin Aliaj, njëri nga Obiliqi e tjetri nga Prishtina, kishin shkruar afër shkollës ekonomike në Podujevë për të shitur lëndë narkotike.

Ata rrugën e kishin bërë me dy skuterë, të cilët janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Përveç zyrtarëve policor të stacionit në Podujevë, në rast ishin përfshirë edhe policët e antidrogës.

Gjithnjë sipas burimeve të IndeksOnline, të dyshuarve Krasniqi e Alijaj policia iu ka gjetur rreth 8 mijë euro kesh dhe armë zjarri.

Ndaj të dyshuarit Krasniqi është hapur rast për veprat ‘Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge’, ndërkohë që policia është në kërkim të personit tjetër që ndërlidhet me veprat e sipërshënuara./IndeksOnline/