75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Detaje – Këto janë dyshimet për vrasjen në Viti

Në orët e pasdites së sotme ka ndodhur një vrasje në fshatin Sodovinë të Vitisë.

Indeksonline mëson se vrasja ndodhi për çështje të pronës (mexhes).

Burime tona tregojnë se i dyshuari e ka mbytur të ndjerin me një dru (hu gardhi).

Ndërsa, rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, Rajoni i Gjilanit.

“Mund ta konfirmoj se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore të marra gjatë rrahjes. Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur për motive pronësore”, ka thënë zëdhënësi, Ismet Hashani.