20:54 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

DETAJE/ Nëna monstër nga Podujeva: Rrahu sërish djalin derisa po ia pastronte plagët në QKUK

E solli vet në jetë. Por nëna mostër nga Podujeva nuk ka asnjë pikë dhembshurie për djalin e saj vetëm një vjeçar. Kjo grua, në vazhdimësi përgjatë këtij viti ka ushtruar dhunë ndaj të birit, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore, kryesisht në regjionin e kokës. Fëmija është i shtrirë në Klinikën Neurokirurgjike të QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Indeksonline.

Por dhuna e kësaj gruaje kundrejt djalit të saj ka vazhduar edhe në spital. Ajo derisa kishe qenë në vizitë tek i biri, sërish kishte ushtruar dhunë ndaj tij.

IndeksOnline, ekskluzivisht sjellë detaje të tjera se si ndodhi rrahja tjetër e të miturit, pikërisht nga nëna e tij.

Sipas Prokurorisë së shtetit, e ëma dyshohet se e ka sulmuar një- vjeçarin derisa po e pastronte atë në banjot e QKUK-së.

“Në marrjen në pyetje të saj nga ana e policisë, ajo ka deklaruar që nuk ka përdorur forcë ndaj tij. Thoshte se vetëm e ka pastrua djalin”, ka deklaruar për IndeksOnline, prokurori i këtij rasti, Ruhan Salihu.

Salihu deklaron se rastin e rrahjes së sotme të fëmijës e kanë raportuar vet infermierët e klinikës.

“Rastin e kanë lajmëru vet mjekët ku fëmija është për shërim. Sipas mjekëve foshnja sot ka pas shenja në fytyrë”, thotë Salihu.

E kjo grua është ndaluar nga policia për 48 orë në ndalim policor. Ndaj të njëjtës, nesër, parashihet që të ngritët edhe kallëzim penal.

Megjithëkëtë, prokuroria për këtë rast do të kërkojë edhe ekzaminim psikiatrik. Kështu pohoi për IndeksOnline, prokurori i rastit.

E me datë 10 mars kjo nënë nga Podujeva e kishte rrahur aq keq fëmijën e saj, saqë e kishte bërë për QKUK.

Rastin për këtë keqtrajtim të fëmijës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Podujevë, 10.03.2021 – 11:30. Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj viktimën kosovar. Viktima nga babai është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Prokuroria për këtë rast ka marr vendim që rasti të shkojë me procedurë të rregullt.

Duke e shfrytëzuar këtë vendim të prokurorisë, nëna që ka kryer veprën e rëndë të rrahjes së fëmijës së saj në shtëpi në Podujevë, ajo sot e ka rrahur përsëri fëmijën e saj.

E kjo grua u arrestua vetëm dy ditë pas, atëherë kur ajo e përsëriti veprën. Këtë rradhë e rrahu të birin derisa po trajtohej në QKUK.

“Me  datën 12.03.2021 në ora 14:00, me urdhër të prokurorit të shtetit  është arrestuar dhe më pas  ndaluar për 48 orë e dyshuara , pasi  që e njëjta dyshohet se  sot rreth orës 10:00, e kishte përsëritur veprën”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Indeksonline/