75 Mall Live Search
09:23 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / H F

Detaje nga aksidenti me fatalitet në rrugën Kaçanik- Hani i Elezit, gruaja që humbi jetën…(Pamje)

Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Kaçanik- Hani i Elezit.

Detaje për IndeksOnline lidhur me këtë aksident ka dhënë zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se më 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, te vendi i quajtur “Kulla me çezme” , ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një veturë. Ekipe të policisë, zjarrëfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin me automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra. Si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, e cila po e heton rastin Për të gjitha veprimet e policisë është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë.