75 Mall Live Search
12:31 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Detaje nga aksidenti në Malishevë ku mbetën të lënduar katër persona

Sot pas mesante ka ndodhur një aksident në Malishevë, ku të përfshira ishin dy automjete.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Malishëve.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Lirije Podrimaj.

Sipas policisë dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e ngasësit të i cili me automjetin e tij BMW X1, është kyçur në rrugë në mënyrë të pasigurt me çrast nuk e ka vërejtur automjetin e tipit  VW Golf i cili ishte në levizje në përballkalim në drejtimin Malishevë– Orllat dhe goditet me pjesën  e përparme

Si pasoj e aksidentit në të dy automjetet ka dëme të konsiderushme materiale dhe katër persona të lënduar.

Me autoambulancë të lënduarit janë dërguar në QKMF- Malishevë dhe pas marrjes së ndihmës së parë janë derguar ne QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti me urdhër të së cilit personi i dyshuar mbahet në ndalim policor./Indeksonline/